Bes Kallaku feston 35-vjetorin e lindjes, Xhensila tregon pse e dashuron, poston...

Bes Kallaku feston 35-vjetorin e lindjes, Xhensila tregon pse e dashuron, poston fotot më të ëmbla së bashku

392
0

 

Ditën e sotme këngëtari dhe humoristi shqiptar Bes Kallaku feston ditëlindjen. Në këtë 35 vjetor, bashkërtoja e tij Xhensila Myrtezaj ka vendosur të ndajë me të gjithë disa nga momentet më të vyera pranë Besit.

“Sot ti feston 35-vjeç, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjec. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë për të tjerët dhe për veten mendon në fund. Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje”, ka shkruar Xhensila krah fotove të ndryshme me Besin duke sjellë pas shumë kujtime dhe momente të jetuara me të.

 

Ajo nuk i ka kursyer dhe disa foto të aktorit me vajzën e tyre në krahë, Ajkën. Ne jemi shumë kurioz se si do të festojë sot dyshja, por me siguri pas një urimi kaq të ndjerë gjithçka do të vazhdojë të jetë e bukur e plot emocione.

 

Xhensila ka zgjedhur të shkruajë rrallëherë në rrjetet sociale për ndjenjat e saj, e megjithatë kur e bën duket së të gjitha emocionet i kalon edhe tek ndjekësit e saj