Berat, aksidentohet furgoni që transportonte nxënës. 10 të plagosur

Berat, aksidentohet furgoni që transportonte nxënës. 10 të plagosur

407
0

Një furgon që transportonte nxënës është aksidentuar mëngjesin e së hënës në fshatin Vërzhezhë të Beratit. Mjeti ka dalë nga rruga kur po çonte nxënësit e fshatrave Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës. Sipas informacioneve paraprake, janë plagosur 10 nxënës. 4 prej tyre, të gjithë 17-vjeçarë, janë dërguar në Spitalin e Beratit. Ndërsa një vajzë 18-vjeçare po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Të lënduar lehtë janë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Skraparit. Mësohet se në furgon udhëtonin rreth 25 nxënës.