BEBE REXHA BËN DEKLARATËN SURPRIZË: “NUK E PËRCAKTOJ DOT SEKSUALITETIN TIM SEPSE…

BEBE REXHA BËN DEKLARATËN SURPRIZË: “NUK E PËRCAKTOJ DOT SEKSUALITETIN TIM SEPSE…

424
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha në një intervistë dhënë për “Health Magazine” ka rrëfyer shumë detaje lidhur me problemet që ka me shëndetin mendor, shqetësimet me ankthin, ndjesitë që i shkaktoi refuzimi i përgatitjes së një veshjeje për të nga shtëpitë e modës, pasi e quajtën të shëndoshë, e deri tek përcaktimi i seksualitetit të saj.
“ Tani ndihem gati për të qenë në një lidhje, por nuk mundem, sepse djemtë duan në vajzë që është e butë dhe e rezervuar, kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtra dhe them atë që dua, nuk kam kohë për budallalliqe”- ka thënë Rexha.
E pyetur se përse nuk e bën publik seksualitetin e saj, Rexha ka thënë:” Preferoj ta mbaj personale këtë gjë, por e konsideroj veten time fluide, derisa të gjej dikë, nuk mund të them çfarë jam. Dua thjesht të gjej dikë që ta dua dhe të më dojë, nuk më intereson nëse është djalë apo vajzë.”