Bashkimi kombëtar nuk e ofendon as Kosovën e as Shqipërinë, por “kombi...

Bashkimi kombëtar nuk e ofendon as Kosovën e as Shqipërinë, por “kombi kosovar” me “babën” e tij!

473
0

Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni

 

Bashkimi kombëtar nuk është kundër Amerikës, as kundër Evropës, por kundër kolonializmit serbo-sllav në tokat shqiptare (1878-2021)!

 

*Edhe sipas historisë së qytetërimeve të popujve, edhe sipas së drejetës ndërkombëtare, “Elementi i parë i civilizmit të një kombi është e drejta e tij për t`u bashkuar. Nga ky parim vleror universal nuk kanë pse të bëjnë përjashtim vetëm shqiptarët e kolonizuar në Ballkan”(Dr.Koço Danaj).

 

Prandaj, asnjë shqiptar nuk ka të drejtë ta sulmojë, ta vulgarizojë dhe ta shpërfytyrojë bashkimin kombëtar, sikurse po vepron verbërazi Prof.Dr.Nexhmedin Spahiu me gënjeshtrat, me akuzat, me shpifjet dhe me trillimet anishqiptare dhe antishkencore gjoja se ““bashkimi kombëtar është fyerje për Kosovën dhe për Shqipërinë…

 

Me “Rrenë mbi rrenë ndërtohet kalaja”, por jo edhe “kombi kosovar” i prof.Nexhmedin Spahiut

 

-Kur thotë se: “Kombi shqiptar ekziston qe një shekull dhe është i njohur nga të gjithë kombet e botës qe një shekull, kurse kombi kosovar ekziston qe dy dekada dhe është i njohur nga më shumë se gjysma e kombeve të botës”. (https://www.kosova-sot.info/opinione/522555/e-kundershton-ashper-profesori-i-njohur-ideja-e-)

 

Mirëpo, profesori i “kombit kosovar” brenda këtij pasusi i ka bërë DY GËNJESHTRA: -E para, se “kombi shqiptar ekziston qe një shekull dhe është i njohur nga të gjitha kombet e botës qe një shekull” !? – JO, kjo gënjeshtër dhe padituri nuk nuk përbëjnë asnjë të vërtetë shkencore, sepse kombi shqiptar është më i vjetër se një shekull, por nga Evropa njihet qe 3 shekuj, atëherë, kur edhe janë formuar dhe njihen kombet evropiane. – E dyta, N.Spahiu, thotë se “ kombi kosovar ekziston qe dy dekada dhe është i njohur nga më shumë se gjysma e kombeve të botës” !? – A ka rrenë “më e bukur” se kjo, po si ekziston dhe, ku ekziston ai “komb kosovar”, kur asnjë nga qytetarët e Kosovës qe 20 vjet, nuk di për ekzistencën e tij, e as që janë deklaruar se “janë pjesë-elemente të tij” ( shqiptarët, serbët, turqit, romë, ashkalinjtë, egjiptianët, boshnjakët myslimanë, goranët , kroatët etj.). Të gjithë këta qytetarë të Kosovës nuk janë dijeni për ekzistencën e “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut, si “baba” i tij.

 

Gjithashtu, nuk është e vërtetë se “kombi kosovar qe dy dekada është i njohur nga më shumë se gjysma e kombeve të botës” , kur dihet se nga asnjë KOMB dhe nga asnjë SHTET I BOTËS nuk e ka njohur “kombin kosovar” të prof. N. Spahiu, ashtu siç nuk e patën njohur as “Republikën e Rugovës” (1990-1999) asnjë komb dhe asnjë shtet i botës (veç Shqipërisë, e cila nuk e mbrojti nga terrori, nga masakrat dhe nga gjenocidi serb i Slobodan Miloshevqit).

 

Pra, nuk ekziston asnjë fakt dhe argument valid që provon se gjoja “kombi kosovar ekziston qe dy dekada, dhe se atë e paka njohur më shumë se gjysma e kombeve të botës”. KJo lere që është rrenë, por edhe innjorancë e llojit të veçantë, që dëshmon se N. Spahiu ende nuk di t’i dallojë nocionet “komb” dhe “shtet”. Ky është, vërtet, problemi profesional i N. Spahiut me kohëzgjatje prej dy dekadash brenda të cilave ka publikuar 2 libra fallso për “kombin kosovar”, i cili nuk ekziston as në “tokë e as në qiell”, por vetëm në mendjen dhe në “shkencën” e tij, me të cilën qe 20 vjet po i argëton dhe sfidon masmediat e ndryshme shqiptare dhe ato serbe të Beogradit (me intervista, me deklarata, me panele dhe me shkrime paçavare për patentimin e “kombit kosovar”, gjoja si autor, si baba dhe si hero i tij).

 

Kështu diç skandaloze, absurde dhe antishqiptare deri tani, as shovinistët më të regjur serbë nuk kanë pohuar e as në kanë shkruar në historiografinë dhe në literaturën politike e kishtare të tyre, se gjoja “bashkimi kombëtar fyen Kosovën dhe Shqipërinë…” siç paska shkruar “baba” i “kombit kosovar” Nexhmedin Spahiu!?

I gjithë Ballkani, Evropa dhe krejt bota “mund” ta kritikojnë bashkimin kombëtar, por asnjë shqiptar nuk ka kurrfarë të drejte morale e as ligjore ta kritikojë, ta ofendojë dhe ta baltojë bashkimin kombëtar, sepse e mohon vetëveten, duke kapitulluar vullnetarisht nën sundimin e huaj kolonial imperialist sllavo-bizantin.

 

Mirëpo, qe disa vite kanë dalë në skenë hapatazi disa diletantë, vagabondë, vulgarizues dhe mohues së bashkimit kombëtar shqiptar, duke propaganduar dhe frikësuar popullin shqiptar njësoj sikurse kolonialistët e egër serbo-sllavë të pangopshëm me gjakun, me viktimat dhe me territoret e pushtuara dhe të aneksuara autoktone të Shqipërisë Etnike Natyrale (1878-2021), gjoja se bashkimi kombëtar “po rrezikuaka Ballkanin”!?

 

Nexhemdin Spahiu nuk e njeh as kombin shqiptar e as bashkimin kombëtar!

 

Prandaj, nuk është fare e çuditshme dhe befasuese akuza e tij shpifëse, e bërë në adresën e bashkimit kombëtar, duke e quajtur hiq më pak se “ ky term është fyes për Kosovën dhe për Shqipërinë” !?

Ja, “çanësimi shkencor” antikomb dhe antibashkim shqiptar i N. Spahiut:

Sipas “babës” së “kombit kosovar”, Nexhmdein Spahiu, “bashkimi kombëtar qenka fyerje për Kosovën dhe për Shqipërinë…”( https://www.kosova-sot.info/opinione/522555/e-kundershton-ashper-profesori-i-njohur-ideja-e-).

 

Kështu diç abnormale dhe armiqësore kundër bashkimit kombëtar, nuk do të kishin ditur të thurnin as serbomëdhentjë anitshqiptarë: as Ilija Garashanini (1844), as Nikola Pashiqi, as Dr. Vladan Gjorgjeviqi, as Dr. Jovan Cvijiqi, as Dr. Vaso Qubriloviqi, as nobelisti Ivo Andriq es as akademiku dhe shkrimtari më i njohur serbmadh, Dobrica Qosiq, të cilin serbët e konsiderojnë si “babai kombit serb”… etj.

 

Përkundrazi “bashkimi kombëtar” nuk është fyerje, por kërkesë e drejtë historike dhe e domosdoshme, që të luftohet kolonializmi sllavo-bizantin në territoret indigjene shqiptare. Pra, “bashkimi kombëtar” nuk është kurrfarë gogoli për të frikësuar Ballkanin dhe Evropën, POR kolonializmi shekullor sllavo-bizantin është “bomba me sahat”, që mund ta destabilizojë paqen dhe sigurinë e popujve në Ballkan. Ky është problemi që kërcënon jo vetëm stabilitetin dhe paqen në Ballkan, por edhe në Evropë, dhe më gjerë në kontekstin e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

 

Ja, kur narisoizmi, diletantizmi dhe prepotenca “shkencore” e N. Spahiut arrin kulmin e tradhtisë dhe të paditurisë, kur thotë se “BASHKIMI KOMBËTAR është një term fyes për Kosovën dhe për Shqipërinë…” , sepse sipas kësaj “teorie më të re bashkëkohore” të N.Sapihiut “nuk ekziston kombi shqiptar” ?!

Sipas kësaj “teze” bashkimi kombëtar nuk po e “njihka as kombin shqiptar” e as “kombin kosovar”!?

Mirëpo, kjo “tezë” nuk ka kurrfarë logjike, si mund të kërkojmë bashkim kombëtar, kur ky “term po e mohuka kombin shqiptar” sipas “teoricienit” N. Spahiu?! – Kush është ai injorant që i beson një rrene të këtillë, fijet e së cilës nuk lidhen “as me sheher e as me Barilevë” siç thotë një proverb popullor.

 

Po kjo është gënjeshtër, naivitet dhe iracionalizëm-ndërrim i tezës, mbase është e kundërta, pikërisht pse ekziston KOMBI SHQIPTAR, ne me të drejtë dhe me ngulmë po kërkojmë BASHKIMIN E TIJ. Kjo është e logjikshme, e qëndrueshme dhe e pranueshme shkencërisht, mbase BASHKIMI KOMBËTAR në asnjë formë nuk kërkon zhbërjen e KOMBIT SHQIPTAR, ashtu sikurse “kombi kosovar” dhe “babai” i tij, Nexhmedin Spahiu, që janë vetëshkyer dhe janë vetëshlyer nga KOMBI SHQIPTAR.

Mirëpo, N. Spahiu ka bërë gabim të madh ngase nuk ka të drejtë ta ndërrojë kombësinë në të ashtuquajturin “komb kosovar” (fenë po, sipas dëshirës). Këtë të vërtetë e ka pohuar edhe Rilindësi ynë i shquar Fan S. Noli:

Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.”

Fan Noli

 

Ndaj, “baba” i “kombit kosovar” nuk mund të jetë më i mençur, më erudit, më shkencëtar, më shqiptar, më vizionar, më demokrat evropian dhe amerikan se sa Fan S. Noli e as, sesa Sami Frashëri, Rilindësi dhe Ideologu i Bashkimit Kombëtar dhe i Shqipërisë Etnike ( Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do bëhet?, 1899), i cili para 100 vitesh ka shkruar manifestin e tij gjithëkombëtar se PA BASHKIM KOMBËTAR nuk do të ketë as Shqipëri e as shqiptarë në Ballkan. Këtë amanet të pavdekshëm historik, kombëtar dhe patriotik shqiptar, duhet ta mbajnë në mend shqiptarët përjetësisht, sepse ekzistenca, zhvillimi, përparimi, shpëtimi dhe fati i tyre është bashkimi kombëtar brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë, pa prekur asnjë pëllëmbë territor të huaj.

 

Prandaj, N.Spahiu (ka kohë, është i ri me moshë, mund të korrigjohet), duhet të ketë mësuar prej këtyre dy shembujve të Rlindësve tanë të pavdekshëm (sepse as as unë, as ai dhe, asnjë tjetër shqitar, nuk mund të jemi më të mençur dhe më të ditur sesa Fan S.Noli dhe Sami Frashëri), le t’u kthehet rrënjëve të kombit shqiptar, duke hequr dorë botërisht nga ai farë “kombi kosovar”, sepse ai nuk është kurrfarë “kombi” vetëm se një SHTET I RI PARLAMENTAR DEMOKRATIK (JO ASSESI KOMB), i përbërë nga shqiptarët dhe minoritet e tjera, siç janë turqit, serbët, romët, ashkalinjtë, boshnjakët, egjiptianët, goranët etj. Kjo është përmbajtja e SHTETIT TË KOSOVËS, jo kurrfarë “kombi kosovar”, sepse ky, kurrë nuk ka ekzistuar më pare dhe, as sot nuk ekziston as historikisht, as de fakto, as de jure e as politikisht si “komb i imagjinuar” i Benedict Andresonit veçse është një trill i rremë inekzistent, i cili nuk ka kurrfarë elementesh shkencore sipas të cilave krijohet dhe njihet një komb.

 

Natyrisht, është e qartë se, as kombi shqiptar e as bashkimi kombëtar (në asnjë aspekt) nuk e njohin “kombin kosovar”, sepse ai nuk ekziston si i tillë në Kosovë, por vetëm në imagjinatën e N. Spahiut, kinse si “novus shkencor”, të cilin pa kurfarë droje dhe, pa kurrfarë pengese po e propagandon në funksion të zhbërjes së kombit shqiptar dhe, tani, edhe në funksion të minimit , të sabotimit dhe të bastardimit, edhe të BASHKIMIT KOMBËTAR. Sa turp, sa padituri dhe sa antishqiptarizëm, ta mohosh vetëveten!

 

Pse, pa asnjë zor “baba” i “kombit kosovar” fyen rëndë bashkimin kombëtar!?

 

-Kush ia ka dhënë atë të “drejtë spseicale”, që ta ofendojë dhe të telendiset me bashkimin kombëtar, duke e quajtur si “ term fyes për Kosovën dhe për Shqipërinë…” ?!

Deri kur ai farë “babe” i “kombit kosovar”, do të tallet, do të shpifë dokrra e përralla fantastike, që as “instikti” i dreqit dhe i armiqve më të mëdhenj të kombit shqiptar, nuk i kap dot!!!

-Të mohosh bashkimin kombëtar, do të thotë të mohosh dhe të falsifikosh historinë tënde kombëtare shqiptare!

Mirëpo, ata shqipfolës që ofendojnë, poshtërojnë dhe e sulmojnë bashkimin kombëtar, domethënë e poshtërojnë dhe e mohojnë vetëveten, askë tjetër, duke i bërë ashtu argatë hangari vetëm aleancës sllavo-bizantine, që me shekuj konteston dhe mohon identitetin kombëtar dhe Shqipërinë Natyrale Etnike në Ballkan.

 

Ja rrenat dhe mashtrimet e pafre të “babës” së “kombit kosovar”:

(I) – E PARA, duke mos e njohur historinë KOMBIT SHQIPTAR, ai gënjen se gjoja :” Kombi shqiptar ekziston qe një shekull dhe është i njohur nga të gjithë kombet e botës qe një shekull”!?

Kjo është gënjeshtër, sepse KOMBI shqiptar është një nga kombet më të vjetra jo vetëm në Evropë, por (ndoshta) edhe në botë, sepse veçoria e tij dalluese e vetëdijes kombëtare shqiptare shpërfaqet pikërisht me krijimin e “Principatës së Arbërit” – Shteti i parë i pavarur shqiptar në kohën e Mesjetës (1190-1216), e, jo vetëm qe “një shekull”(domethënë që nga shekulli XX) siç ka gënjyer “baba i kombit kosovar”.

 

Edhe pse në gjithë literaturën shkencore të teorive për formimin e kombit të Lindjes dhe të Perëndimit zotëron dhe mbështet teza, se kombet e Evropës janë formuar kryesisht në shekullin XIX, së këndejmi edhe Kombi Shqiptar. Megjithkëtë, gjeneza e kombit shqiptar, është 9 shekuj më vjetër se sa e kombeve të tjera në Evropë (XII –XXI).

 

(II). E DYTA, sipas “babes” së “kombit kosovar” Nexhemdin Spahiu: “ kombi kosovar ekziston qe dy dekada dhe është i njohur nga më shumë se gjysma e kombeve të botës.”.

– Kjo është “rrenë për hava”, sepse më 17 shkurt 2008, Amerika dhe më se 100 shtete të tjera të OKB-së e kanë njohur ndërkombëtarisht vetëm SHTETIN E PAVRUR DHE SOVRAN TË KOSOVËS, jo kurrfarë “kombi kosovar” të Nexhmedin Spahiut.

Kjo është e VËRTETA HISTORIKE, POLITIKE, DIPLOMATIKE, JURIDIKE DHE KUSHTETUESE, se Amerika dhe aleatët e saj evroperëndimorë kanë njohur SHTETIN, jo “kombin” e Nexhmedin Spahiut!

 

Sa herë, duhet përsëritur, se as Amerika, as OKB-ja, as BE-ja e as një shtet i bashkësisë ndërkombëtare, nuk ka njohur kurrfarë “kombi kosovar”, POR VETËM NJË SHTET, që quhet REPUBLIKA E PAVARUR DHE SOVRANE E KOSOVËS(17 shkurt 2008). Kjo është e vërteta de fakto dhe de jure, që tanimë e di e gjithë bota, por jo edhe N.Spahiu.

Në praktikën e derisotme të veprimtarisë së Kombeve të Bashkuara, duke marrë për bazë Kartën e saj, si dhe rregullat, normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, OKB-ja (shhtetet anëtare të saj) nuk kanë njohur asnjë “komb” në botë, por vetëm SHTETE, siç është edhe SHTETI I KOSOVËS (jo kombi, assesi), I NJOHUR nga më se 100 shtete të botes.

Sa herë, duhet për ta përsëritur se nocionet “komb” dhe “shtet” nuk janë vetëm një “MOLLË” e pandarë, por janë një “MOLLË” dhe një “DARDHË”, d.m.th. nuk janë nocione të barsvlershme, në asnjë kuptim shkencor. Mirëpo, N. Spahiu nuk di ta dallojë nocionin “SHTET” nga nocioni “KOMB”.Prandaj, edhe ka probleme me “shkencën” e tij.

 

Pse “termi bashkimi kombëtar fyes për Kosovën dhe për Shqipërinë”?!

 

Sepse sipas “babës” së “kombit kosovar” N. Spahiu : ”-Termi “Bashkimi Kombëtar” është një term fyes për Kosovën dhe për Shqipërinë, sepse kjo nënkupton se nuk ekziston as kombi shqiptar as kombi kosovar, sepse kombi është një dhe i pandashëm, pra është i bashkuar. “ (Shih në: https://www.kosova-sot.info/opinione/522555/e-kundershton-ashper-profesori-i-njohur-ideja-e-bashkimit-kombetar-fyerje-per-kosoven-dhe-per-shqiperine/)

 

Haptazi gënjen dhe falsifikon se “termi bashkim kombëtar fyen Kosovën dhe Shqipërinë”, duke i kosnideruar si “inekzistente” !? – Sepse bashkimi kombëtar njeh dhe, njëkohësisht kërkon BASHKIMIN e të gjithë shqiptarëve dhe të Kosovës, të Shqipërisë, të Çamërisë, të Iliridës, të Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës dhe të Malësis së Madhe. E gjithë kjo është përmbajtja e nocionit “ bashkimi kombëtar”, që do të thotë se ekziston KOMBI SHQIPTAR, por që ende është I COPËTUAR, I NDARË dhe i KOLONIZUAR nga shtetet fqinje serbo-sllave. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk ekziston dhe se nuk është një komb shqiptar.-Ekziston, edhe është vetëm NJË KOMB, shqiptarët nuk kanë tjetër KOMB “rezervë” – “kombin kosovar” të Nexhmedin Spahiut.

 

(III) E TRETA, N. Spahiu, thotë se “Nëse kombi nuk është i bashkuar ai nuk ekziston. Bashkimi kombëtar është një term që ju takon periudhave parakombëtare, pra popujve që nuk janë kombe por që janë në rrugë për t’u bërë kombe.” (Pa aty: https://www.kosova-sot.info/opinione/522555/e-kundershton-ashper-profesori-i-njohur-ideja-e-bashkimit-kombetar-fyerje-per-kosoven-dhe-per-shqiperine/).

 

Edhe kjo është rrenë e re e stërholluar në frymën e interpretimit arbitrar të teorive antishkencore të formimit të kombit, si dhe në frymën antikombëtare shqiptare, kur “baba” i “kombit kosovar” N. Spahiu, thotë se “kombi shqiptar është i bashkuar. Nëse nuk është i bashkuar ai nuk është komb”!?

-Edhe në këtë pasus, në të njëjtën kohë i ka bërë dy gënjeshtra më të reja: -E para, kur pohon se “kombi shqiptar është i bashkuar”!- JO, e vërteta është se, kombi shqiptar nuk është i bashkuar, por i copëtuar që nga viti 1878, e, edhe sot në vitin 2021, siç theksuam më sipër. Ky është edhe motivi, domosdoshmëria dhe arsyeja e pamohueshme, pse shqiptarët me të drejtë po kërkojnë BASHKIMIN KOMBËTAR, jo për ta ofenduar as Kosovën e as Shqipërinë, o, i gjorë, por për t’i shpëtuar njëherë e përgjithmonë nga kolonializmi gjenocidal shekullor serbo-sllav. – E DYTA, kur thotë se “nëse kombi nuk është i bashkuar, ai nuk ekziston”. –Kjo është diç më shumë se rrenë dhe falsifikim sui generis i konceptit të kombit.-Ja shembull konkret e kemi kombin shqiptar, i cili ekziston (XII-XXI), por është i ndarë si rrjedhim i kolonializmit gjenocidal serbo-sllav. Mirëpo, sipas “tezës” së N. Spahiut “nuk qenka komb”, sepse nuk “ qenka i bashkuar”!?

 

-Pse kjo rrenë më e re e “teorisë së nocionit komb” të “babës” së “kombit kosovar”?!

-Kur kombi shqiptar është gjallë dhe frymon si i tillë jo më pak se 9 shekuj në terrioret e tij pellazgjiko-ilire-shqiptare, edhe pse është i ndarë, dhe jeton në disa shtete të huaja imperialiste sllavo-bizantine.

Është cirk dhe diletantizëm, kur “teoria e re” e N. Spahiut, thotë se “nuk ka komb nëse ai nuk është i bashkuar”!?

Ndoshta këtë tezë të re të rreme të “shkencëtarit” N. Spahiu ia “pranojnë” akademikët, priftërinjtë dhe politika ditore e regjimeve kolonialiste të Beogradit, të Podgoricës, të Athinës dhe të Shkupit, por SHQIPTARËT kurrë JO, sepse e kanë KOMBIN SHQIPTAR, i cili ekzisotn në trojet e tij indigjene, por është i copëtuar dhe i kolonizuar, bijtë e të cilit me të drejtë po kërkojnë BASHKIMIN E TIJ, ashtu siç thotë edhe AMANETI HSITORIK E KOMBËTAR I RILINDËSVE TANË, si dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878).

 

Shqiptarët janë komb, por nuk jetojnë në një shtet të përbashkët kombëtar në Ballkan

 

Këtë të vërtetë nuk mund ta mohojë asnjë “babë” dhe asnjë “fëmijë” e i “kombit kosovar” !

Prandaj, prerazi e hedhim poshtë “tezën më të re” të nocionit “komb” të N. Spahiut, sepse prapë ka ngatërruar konceptet “komb” dhe “shtet”, gjëja se ata popuj që nuk janë të bashkuar, nuk përbëjnë “KOMB”. –JO, kjo nuk është kurrfarë teze e saktë, pikësëpari këtë e përgnjeshtron rasti konkret i shqiptarëve të copëtuar në 4 shtete të huaja fqinje. Mirëpo, ky status i tyre nuk nënkupton se shqiptarët “nuk janë një komb” në Ballkan.

Mirëpo, N. Spahiu e “tjerrë” ndryshe “shencërisht” , duke pohuar se “ nuk ka komb nëse ai nuk është i bashkuar”!?

 

Kjo është një e pavërtetë e madhe, që nuk mund të justifikohet në asnjë aspekt teorik shekncor të përkufizimit të nocionit ”komb”.

Këtë “tezë” krejtësisht diletante dhe filosllave, e hedh poshtë statusi ekzistues i shqiptarëve në 4 shtetet fqinje (Serbi, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Greqi), të cilët nuk janë të BASHKUAR, por JANË NJË KOMB SHQIPTAR. Kush është ai “shkencëtar”, që mund ta mohojë këtë veç pseudoshkencëtarëve dhe liderëve serbomëdhenj, të cilët qe më se 100 vjet nuk i njohin shqiptarët si komb, pikërisht pse janë të copëtuar dhe të aneksuar në rezrvatet e tyre kolonialiste sllavo-bizantine. Kjo tezë e rreme e N. Spahiut, pikërisht është sajur nga kjo “bahçe e dominave” të kuzhinave politiko-propagandistike dhe falsifikatore të Beogradit , të Podgoricës, të Athinës dhe të Shkupit, jo nga teoricientë e mirfilltë, të cilët kanë përkufizuar nocionin “komb”, si Anthony D. Smith, Ernest Gellner, Margaret Moor, William Connor, Karl Deutsch … e shumë të tjerë.

 

Në fund edhe një alogjizëm kundër bashkimi kombëtar shqiptar

 

Nuk është vërtetë se, siç shprehet N. Spahiu: “Bashkimi kombëtar është një term që ju takon periudhave parakombëtare, pra popujve që nuk janë kombe por që janë në rrugë për t’u bërë kombe.” (po aty: , https://www.kosova-sot.info/opinione/522555/e-kundershton-ashper-profesori-i-njohur-ideja-e-bashkimit-kombetar-fyerje-per-kosoven-dhe-per-shqiperine/).

 

-Çfarë logjike ka kjo farë “shkence”, se “bashkimi kombëtar po u përkitka periudhave parakombëtare, popujve që janë në rrugën e formimit të tyre kombëtar”?!

Ku është logjika këtu, si është e mundur që “bashkimi kombëtar i përket periudhës parakombëtare”, kur popujt luftojnë të bëhen kombe?

Ky formulim është shtruar bythprapë, sepse asnjë popull që lufton të fitojë cilësinë e KOMBIT, SË PARI NUK KËRKON BASHKIMIN KOMBËTAR, PARA SE TË NJIHET SI KOMB MË VETE.

Kështu ka ndodhur edhe me popullin shqiptar në Ballkan, derisa nuk është identifikuar si KOMB nuk ka kërkuar BASHKIMIN KOMBËTAR.

Pra, logjikisht, si mund të kërkosh bashkimin kombëtar, kur ende nuk e ke të zhvilluar në një stad më të lartë ndjenjën e vetëdijes së idenitetit kombëtar.

Prandaj, nuk është e vërtetë gënjeshtra sajuese e N. Spahiut se kinse “bashkimi kombëtar u përket periudhave parakombëtare”!?