Basha: Vota LSI, është si ta hedhësh në gjol

Basha: Vota LSI, është si ta hedhësh në gjol

371
0

Nga Pogradeci, Basha dha një këshillë për demokratët që votojnë LSI-në, duke thënë se vota për këtë parti është si ta hedhësh në gjol. “Kemi një tjetër parti politike që flet për timonin, kush e ka e kush do e marrë timonin, aty e kanë mendjen. Këtu në Pogradec ka dhjetëra e qindra qytetarë që LSI i përdori si klientë. Ta dinë që koha e klientelizmit ka marrë fund, kthehuni në shtëpinë tuaj, ejani në PD. Votat për LSI janë vota të hedhura në gjol, kthehuni në shtëpinë tuaj! Nuk do ketë më pazar, allishverishe. Ndëshkojeni Ramën me votë dhe mos i jepni asnjë votë partive të tjera të pazarit”, këshilloi Basha.