Basha me Metën kokë më kokë në Presidencë, vjen reagimi i kryeministrit

Basha me Metën kokë më kokë në Presidencë, vjen reagimi i kryeministrit

317
0

Në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, kreu i PD-së Lulzim Basha  shkoi në Presidencë, ku atu zhvilloi një takim me Ilir Metën që zgjati vetëm 20 minuta. Takimi i zhvillua në lidhje me situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Deri më tani asnjë detaj nga ky takim. Menjëherë ka reaguar edhe kryeministri Rama në Instagram mëngjesin e sotëm por nuk ka thënë asnjë fjalë për takimin Basha-Meta. Ai ka publikuar një video nga bypass i Fierit, ku shprehet se është hapur një anë e rrugës dhe kjo për sezonin turistik.

 

“Merr fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, me hapjen sot të njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut”, shkruan Rama.

 

Situata politike në vend vijon të jetë e nxehtë. Me urgjencë Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot në orën 04:45 të mëngjesit në Presidencë. Rama pranoi të ulet për dialog, në lidhje me situatën politike në vend.