Basha inspekton bizneset: Vetëm 2-3 kafe janë hapur, çlirimi nga oraret kuturu...

Basha inspekton bizneset: Vetëm 2-3 kafe janë hapur, çlirimi nga oraret kuturu ditë për ringritjen e vendit

366
0

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën nga njësia nr.5 në kryeqytet ku përmes një video-mesazhi ka bërë të ditur se do të takohet me qytetarë dhe biznese ndërsa ka pasqyruar atë që ka vënë re në zonat e kryeqytetit nga vëzhgimi i tij.

Basha shprehet se rrugët janë plot por dyqanet dhe kafenetë bosh, duke shtuar se do të diskutojë gjatë ditës me qytetarqët se çfarë mund të bëhet për të dalë nga kriza për të cilën tha se është më e thellë se në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

“Mirëmëngjes të dashur miq, jam në njësinë administrative nr 5 gati për të filluar një takim me bizneset dhe banorët e zonës. Kjo është zemra ekonomike e Tiranës. Dje kam vizituar njësinë 3. Sot jemi me qytetarët, pronar dhe punonjës të bizneseve të vogla. Është një mëngjes plot me lëvizje. Bie në sy numnri i vogël i njerëzve nëpër dyqane, 2-3 kafe janë të hapura dhe nurmi i klientëve është më i vogël se zakonisht. Do diskutoj se çfarë mund të bëjmë së bashku për rimëkëmbjen ekonomike. Qeveria në vend që të ishte në krah të buiznesit dhe familjaeve në nevojë, është krah oligarkëve dhe paratë nuk kanë shkuar për ta.

Kriza është më e thellë se në Maqedonionë e Veriut,. Më e thellë se në Kosovë dhe nëse vazhdon kështu do të jetë më e thella në Ballkan, ne si opozitë nuk do e lejojmë diçka të tillë. Hapi i parë lekët e shqiptarëve të shkojnë tek shqiptarët, t’ju japim fund tenderave korruptiv. Përfitime për çdo biznes, statistikat flasin se gjysma e atyre që do të përfitonin, nuk i kanë marrë parat me VKM-rat e qeverisë. Këto ditë të para të çlirimit të orareve kuturu le të jenë edhe ditë për ringritjen e vendit”, tha Basha.