Basha fton sërish Ramën në debat televiziv: Përballim platformat para shqiptarëve

331
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi sërish të dielën nga Cërriku, Kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv, për të përballur platformat elektorale.

Duke sjellë në vëmendje situatën e vështirë ekonomike me të cilën përballen qytetarët shqiptarë, Basha premtoi se “Republika e Re do të jetë një realitet krejt ndryshe”. “Në këto 4 vite kam parë sipërmarrës me dyqane të shkretuara dhe falimentuara, nëna kryefamiljare në pamundësi për të siguruar ushqimin bazik për fëmijët e tyre, pasi Edi Rama i ka hequr nga ndihma ekonomike. Kemi parë qytetarë të prekur nga goditja e pabarabartë e taksave, faturat e fryra të energjisë dhe mungesa e rritjes së rrogave dhe pensioneve”, tha Basha.