Barcelona i thotë mirupafshim ‘La Ligas’/ Nga 0-2 përfundon 3-3 me Levanten,...

Barcelona i thotë mirupafshim ‘La Ligas’/ Nga 0-2 përfundon 3-3 me Levanten, mbrojtja katastrofë, Dest luan si amator

391
0

Mbrëmë është luajtur ndeshja midis Barcelonës dhe Levantes, e vlefshme shumë pasi për skuadrën katalanase, ishte në lojë titulli i La Ligas.

Gjithçka nisi mirë për skuadrën e Barcelonës, teksa u duk se do të ishte një fitore e lehtë, pasi po kryesonin me rezultatin 0 me 2, papritur skuadra e Levantes filloi të ringjallej me anë të aksioneve, duke bërë të mundur që të kapte në befasi disa herë mbrojtjen katalanase.

Ndërsa barazuan rezultatin, Barcelona më pas shënoi golin e tretë për të fituar epërsi, por duket se kjo nuk mjaftoi pasi mbrojtja ishte aq katastrofë sa Lervante arriti të shënonte edhe golin e tretë dhe të siguronte barazim.