“Babi mos u kthe, këtu është përbindëshi që të zë frymën”, vajza...

“Babi mos u kthe, këtu është përbindëshi që të zë frymën”, vajza e Eros Ramazzotti rrënqeth me dedikimin në ditën e veçantë: Pres ditën të të përqafoj

639
0

Aurora Ramazzoti, e bija e Eros Ramazzotti ka rrëqethur me dedikimin që ka bërë kundrejt të atit, të cilin tashmë e ka larg. E teksa Italia është tashmë nën dhëmbët e koronavirusit, Aurora i kërkon të atit që të mos kthehet aty, pasi ai përbindësh po u merr frymën njerëzve. Ajo falenderon Zotin që e ka të atin shëndoshë e mirë dhe që mezi pret ditën që ta përqafojë.

 

Postimi i plotë

 

I dashur baba, para disa muajsh je larguar për të përfunduar turneun dhe ndërkohë një përbindësh ka mbërritur këtu. Një përbindësh i heshtur, i cili e merr kohën e tij para se të sulmojë por kur e bën është e pamundur të mos e vësh re. Të merr frymën, të largon nga njerëzit që do dhe të bën të ndjehesh e vetmuar. Zemra ime qan për familjet që e kanë takuar dhe dridhen, sepse e di se do të mund të godasë ende.

 

Sot është Dita e Babait dhe ti je larg, nuk ka asgjë që dëshiroj më shumë sesa të të përqafoj, por jam falënderese që je mirë dhe jam duke pritur ditën kur mund ta bëj, sepse e di që do të jetë e bukur. Edhe nëse këtu, tani, gjërat janë shumë të këqija. Kështu që babi … mos u kthe. Në këtë foto ishte ti që më mbrojte por sa më shumë të kalojnë vitet, aq më shumë dëshiroj të mund të të mbroj. E di që nëse do të ishe me mua, do të më thoje se duhet të vazhdojmë, me atë zë të ngrohtë dhe të frikshëm që të emocionon. Do ta bëjmë, tashmë po e bëjmë, por sa dhemb të mendosh për dhimbjen që po na mbyll vetë brenda mureve të shtëpive tona. Unë të premtoj, baba, se ne do ta mposhtim këtë përbindësh duke e bërë veten të sigurt. Ne do të shtrëngojmë dhëmbët dhe do të sakrifikojmë lirinë tonë për aq kohë sa është e nevojshme. Ne duhet ta bëjmë këtë, ua kemi borxh atyre që sot nuk mund të përqafojnë një baba, një gjysh, një nënë, një vëlla. Për ata që ndjehen të vetëm dhe të frikësuar. Sepse do të dalim prej saj, do ta bëjmë. Por vetëm nëse e lëmë egon tonë jashtë derës, ne do të jemi në gjendje ta shërojmë botën nga ky përbindësh. Te dua, me mungon, Auri.

 

 

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 10,049 persona dhe të infektuar janë 246,072të tjerë, por 88,483 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.