Babai i Morena Tarakut shtrohet në spital, këngëtarja ndan pamjet prekëse duke...

Babai i Morena Tarakut shtrohet në spital, këngëtarja ndan pamjet prekëse duke e ushqyer: S’mund të kujdesem për ty, siç u kujdese për mua

402
0

Babai i Morena Tarakut është shtruar në spital. Dhe këngëtarja, e cila gjithmonë ka treguar se ai është pika e saj e dobët, ka shkuar të kujdeset për të. Morena ka ndarë me ndjekësit imazhe prekëse ndërsa kujdeset për babain dhe e ushqen.

Duke treguar këshillën që i dha babai, Morena u shpreh se e di që ai nuk do dorëzohet kurrë. “Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë,”- shkroi ajo. Ndërsa shtoi se edhe se nuk mund të kujdeset aq sa babai i saj është kujdesur për të, e do po aq sa ai. “Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”– tha Morena.