“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka nuk është e jotja, nuk...

“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka nuk është e jotja, nuk është e jotja”/ Kosovari gjen kuletën e aktores Meryl Streep me 2,000 dollarë brenda, gazetari i CNN tregon ngjarjen

88
0

Gazetari i CNN, Bill Weir ka treguar për një ngjarje ku përfshihet një i ri nga Kosova, i cili sipas përshkrimit nga ai, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se kosovari kishte gjetur një kuletë me 2,000 dollarë brenda, e cila i përkiste aktores së famshme amerikane, Meryl Streep.

Ai, pasi që e ka parë letërnjoftimin, ka vendosur që t’ia kthejë kuletën dhe të hollat aktores amerikane.

“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir.

“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu nga Kosova kur ka biseduar me punëtorin e CNN.

Ndonëse i është ofruar shpërblimi për veprimin e tij, ai e ka refuzuar deri në insistimin e Streep që ta pranojë atë.

“Ai refuzoi shpërblimin, derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, ka shkruar në fund ai.