Babai do shiste veshkën për kurimin e tij, fund i lumtur për...

Babai do shiste veshkën për kurimin e tij, fund i lumtur për Egzonin, shqiptarët bëjnë gjestin e rrallë

408
0

Babai do shiste veshkën për kurimin e tij, fund i lumtur për Egzonin, shqiptarët bëjnë gjestin e rrallë

 

Një histori me fund të lumtur ka qenë ajo e Egzon Kryeziut, djalit nga Kosova që rrezikonte të humbte jetën pasi familja e tij s’mundej të gjente 30 mijë euro për shërimin e tij.

 

Pas një fushatë sensibilizuese nga disa shoqata bamirësie në vendin tonë, më në fund shuma ka arritur që të grumbullohet dhe ti vijë në ndihmë familjes së Egzonit.

 

Ka qenë imami Elvis Naçi ai që ka përcjellë lajmin duke thënë se shuma e nevojshme për Egzonin u arrit falë kontributeve të qindra shqiptarëve, dhe në këtë mënyrë familja e tij më në fund do të gjejë pak qetësi.

 

Egzon Kryeziu mbeti i plagosur rëndë në një aksident në Dhjetorin e kaluar, dhe derimë tani për kurimin e tij familja ka shpënzuar rreth 230 mijë euro, ndërsa së fundi babai kishte thënë se do të shiste dhe veshkën në mënyrë që djali i tij të niste fizioterapinë.