AXHENDA NDËRKOMBËTARE

AXHENDA NDËRKOMBËTARE

464
0

Më pakë se 10 ditë pas kalimit të uraganit shkatërrues Harvey, uragani Irma kërcënon një zonë nga Karaibet deri në Florida.

SEUL/PHENIAN/UASHINGTON – Vazhdon përplasja mes komunitetit ndërkombëtar dhe Koresë së Veriut që sipas Seulit është duke përgatitur një test të ri me raketë balistike.

BERLIN – Kancelarja gjermane Angela Merkel është në Bundestag për të debatuar mbi gjendjen e Gjermanisë dhe një bilanc të punës së qeverisë së saj.

NGJARJE TË TJERA

MADRID – Shefi i qeverisë spanjolle Mariano Rajoy pret presidentin e parlamentit venezuelian Julio Borges.

PARIS – Takim mes ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian me homologun e tij palestinez, Riyad Al Malki.

BEJRUT – Ushtria siriane i afrohet Deir Ezzor për të thyer rrethimin e vendosur nga grupi Shteti Islamik (ISIS).

RAMALLAH/JERUSALEM – Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire vazhdon takimet e tij me krerët palestinezë dhe izraelitë në Ramallah dhe Jérusalem./

Shperndaje