Atentat me armë zjarri ndaj një personi, vihet në pranga 32- vjeçari

Atentat me armë zjarri ndaj një personi, vihet në pranga 32- vjeçari

320
0

Policia e Dibrës dhe ajo e Tiranës vunë në pranga një person të shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

M.T, 32 vjeç, banues në Bulqizë ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.

Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria.