Asnjë rast i konfirmuar po 17 të dyshuar për Koronavirusin; Ky është...

Asnjë rast i konfirmuar po 17 të dyshuar për Koronavirusin; Ky është apeli që bën ministria e Shëndetësisë

398
0

Pavarësisht lajmeve të shumta, shumica e të cilave dhe të rreme, në Shqipëri nuk ka ende nj rast tëe konfirmuar për Coronavirus. Gjithsesi ka patur 17 të dyshuar por asnjëri nuk ka dalë pozitiv nga ky virus.

 

Njoftimi i ministrisë është ky më poshtë :

 

Deri në këto momente që flasim, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të koronavirusit COVID-19 në Shqipëri. Në komunikimin e përditshëm të Task-Forcës në Ministrinë e Shëndetësisë, konfirmohet se janë testuar 17 raste të dyshuara, të cilët kanë rezultuar negative. “Gjatë ditës së djeshme janë testuar 4 raste në laboratorin e virologjisë së ISHP, të cilët kanë rezultuar negative për COVID-19. Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kinë e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 17 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID 19. Nga totali i tyre, 8 raste kanë pasur histori udhëtimi me Kinën dhe 9 raste kanë patur histori udhëtimi me Italinë”, tha Tomini. Aktualisht është rritur survejanca në pikat kufitare.

“Nga survjeanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore, detare dhe tokësore rezulton se janë vlerësuar në 24 orët e fundit 3500 udhëtarë, që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimi komunitar i COVID-19. Theksojmë se aktualisht në aeroportin e Rinasit po kryhet monitorimi i temperaturës për të gjithë udhëtarët në të gjitha linjat”, tha Tomini.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për qytetarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kane patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhe 14 ditore.

 

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral: temperaturë, kollë, rrufë dhe vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë numrin unik 127 të Urgjencës Kombëtare, për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë në situata të ndryshme shëndetësore.