“Ashpërsimi i masave, i domosdoshëm”- Zv.ministrja Tomini paralajmëron: Nuk është shtrëngimi i...

“Ashpërsimi i masave, i domosdoshëm”- Zv.ministrja Tomini paralajmëron: Nuk është shtrëngimi i fundit që bëhet. Situata po ndiqet dhe… Ja apeli që ka për qytetarët

366
0

Rritja e rasteve të reja të COVID-19 ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve që të ashpërsojë masat parandaluese. Nga sot mbyllja spostohet nga ora 22:00 në orën 20:00.

Ashpërsimi i masave dhe shkelja e masave parandaluese të Covid-19 nga politika është tema e diskutimit në “Open”, ku Zv-ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se Komiteti e ka ndjekur prej kohësh këtë situatë dhe rritja e kurbës ka bërë që të ashpërsohen masat.

 

“Kjo situatë po ndiqet në mënyrë shumë dinamike. Po e monitorojmë të gjithë situatën. Ashpërsimi ishte i domosdoshëm nga shtimi i rasteve. Dua të theksoj në periudhën e fund janarit dhe fillimit të shkurtit ka një rritje të rasteve të gripit. Situata po monitorohet nga komiteti. Do shikojmë se si do të vazhdojë situata dhe do të vendosim nëse do të ashpërsohen masat apo jo. Apel edhe për qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë maskën. Duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve.

 

Situata është vlerësuar në dinamikë nëpërmjet rritjes së rasteve. Situata nga ekspertët është vlerësuar në mënyrë dinamike. Ndërkohë që situata e vlerësuar dhe me faktin që në fund janarit dhe fillim shkurtit, kemi pasur një numër të lartë të infeksioneve respiratore, sigurisht që forcoj vendimin e Komitetit të Ekspertit për masat. Ky monitorim ka qenë vazhdimisht, por incidence është rritur gjatë 3 javëve të fundit.

 

Ka pasur ulje të përgjegjshmërisë së popullatës për marrjen e masave duke nisur nga maska që mbahet në mënyrë joefektive deri tek grumbullimet masive qoftë për festa apo për turizëm malor.

 

Duhet ta theksoj që në kuadrin e të gjithë masave, duke vlerësuar dhe përgjigjen e sistemit shëndetësor ka qenë situatë e monitoruar hap pas hapi dhe për faktin tjetër që nuk është arritur në kolaps sa i përket shërbimit shëndetësor. Situata nuk është neglizhuar asnjë moment. Po të shikojmë, virusi ka pasur një tendencë përhapje. Tani, në disa vende të rajonit ka ulje të incidencës, ndërsa kemi rritje ne, Serbia, Greqia”, tha Tomini.

 

Sa i përket autobusëve urbanë, të cilët janë të mbushur plot në pjesën më të madhe të kohës, Tomini tha se të gjithë duhet të ndjekin protokollin dhe njerëzit duhet ta shmangin transportin publik në pikun e lëvizjes.

 

“Është i zgjedhur nga popullata, i detyrueshëm për atë grup që e kanë nevojë të përditshëm. Ne kemi theksuar që të shmanget piku kur shkojnë ose kthehen njerëzit nga puna. Administratorët e biznesit duhet të ndjekin protokollin dhe për të mbajtur maskën dhe kapacitetin. Duhet ta theksoj faktin që nuk janë shtrëngimet e fundit. Situata po ndiqet në mënyrë dinamike”, tha Tomini.