Artistja Justina Aliaj: Gjithë respektin për ju!!!

Artistja Justina Aliaj: Gjithë respektin për ju!!!

402
0

Artistja e madhe Justina Aliaj, pas një beteje disa javove me Covid- 19, falënderon miqtë e saj për kurajon e dhënë në ato ditë vendimtare. Ajo falënderon të gjithë miqtë dhe mjekët e spitalit, që sipas saj kanë bërë të pamundurën për ta mbajtur në jetë! “Une sot jam Covid-19 free! Uroj qe Shqiperia dhe bota mbare, me u sheru  sa me shpejt nga kjo semundje shfarosese”-shprehet në mesazhin e saj artistja Justina Aliaj. Një mesazh të përzemërt, zonja Aliaj e ka edhe për trupën e teatrit: “KURRË nuk do t’ju harroj për gjithçka bëtë për mua !”-shprehet artistja.

Justina Aliaj me infermiere Albinen

 

Mesazhi për miqtë dhe mjekët

Miqte e mi te shtrenjte, nga zemra uroj te jeni mire me shendet! Me lejoni t’ju shpreh gjithe cfare kam ne zemer per ju…

Me keni dhene lumturi te perjetuar si kurre!!!

Dhe sa e madhe ishte ajo lumturia nga aty ku ndodhesha une!!!

Ju me dhate kurajo per me luftune ato dite vendimtare, ku hera-heres me humbnin edhe shpresat, nderkohe qe mjeket benin te pamunduren per te me mbajtur ne jete. Ishin urimet, ai interesim i jashtezakonshem qe treguat per mua, dhe dashuria e pasioni im i madh, me i madhi pasion i jetes sime me u shfaq para jush me ate c’ka Zoti me kishte dhuruar, e qe une jua dhurova Juve gjithe jeten. Zoti i degjoi lutjet tuaja, edhe te miat, Ai i pranoi lutjet tuaja, sepse fortesisht, Ai e besoi kete lidhjen tone sublime. Une sot jam Covid-19 free! Uroj qe Shqiperia dhe bota mbare, me u sheru  sa me shpejt nga kjo semundje shfarosese.

Te gezojme ne keto fundvit festash me sa me pak dhimbje e lot!

GEZUAR ky Vit i Ri 2021!

Ardhte i bardhe per shume e shume motmote! Per cdo vjet e ma me zemer te mire!

Se fundi miqte e mi fort te shtrenjte, a mos harrova te ju them se: edhe nje 100 here te lindja, e megjithe peripecite, une Artin do te zgjidhja! Perballe jush te jem! Sic thote Kipling- Dhe kjo na qenka me e bukura-! Mirenjohje e thelle!

E juaja, Justina Aliaj.

 

Foto pas 5 javeve ne spital

 

Mesazhi për teatrin

Një përshëndetje të ngrohtë trupës së Teatrit tonë me regjisore Najada Elmazi, asistent regjisorit Anderson Gurra, që momentalisht është i prekur nga virusi familjarisht, ndaj dhe i uroj shërim të shpejt, aktorëve Klodian Hoxha, Ina Gjonçi, Anila Muçaj.

Të dashur kolegë!

Kam konstatuar gjatë jetës sime një gjë tepër të rëndësishme që e humbasim shpesh, apo e hedhim tutje, sepse gabimisht mendojmë që nuk na duhet: Njeriun e njerzillekun!

Por kjo nuk ndodhi në mesin tonë!

Pra, kam konstatuar që nuk qenka më e rëndësishmja partneriteti si aktorë, sepse atë punë do ta bëjmë me përkushtim, e një me një, por është dashuria, sinqeriteti dhe respekti reciprok ndaj njeri- tjetrit më e rëndësishmja dhe më frytdhënësja.

E rrallë për kohën ku jetojmë, shumë e rrallë…

Kështu erdhi puna deri në ditën që u rrëzova. Sëmundja kishte ditë që kishte filluar, e që kujdeseshin pa ndërprerje për “gripin” tim Andersoni me Najaden.

Por, sëmundja e bëri të veten…

Në atë humbje ndjenjash, që unë hyja e dilja si nëpër tunele, më vinte e qara e Najadës, apo zëri i Anilës: A po merr fryme? Ina e shtangur,  dhe Andersoni, siç me thanë më vonë, qante diku fshehurazi…

KURRË nuk do t’ju harroj për gjithçka bëtë për mua !

Alarmi juaj për ndihmë e deri tek mbërritja në Spitalin Infektiv ishte ndihmë e çmuar për jetën time. Thelle-thellë në zemër, unë këtë trupën tonë të vogël, gjithmonë do ta thërras: Teatri shpirtbukur!

Ju dua shume, Justina Aliaj!