Artan Lame: Shumë shpejt do të dëgjoni lajme nga Kadastra e Vlorës,...

Artan Lame: Shumë shpejt do të dëgjoni lajme nga Kadastra e Vlorës, po heqim kusuret e 25 viteve tallje

497
0

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, foli për problematikat e shumta në Kadastrën e Vlorës, ku në pak kohë kanë ikur shumë drejtues. Duke folur për media, Lame theksoi se Kadastra e Vlorës është institucioni më problematik në vend dhe se aty po hiqen kusuret e 25 viteve talljeje me njerëzit. Mes të tjerash, Artan Lame paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë lajme nga Kadastra e Vlorës. “Kadastra e Vlorës është institucioni më problematik në vend. Ne po heqim kusuret e 25 vjetëve tallje me njerëzit. Për këtë arsye procesi i regjistrimit në jug nuk po bëhet nga Kadastra e Vlorës, por nga ekipet tona. Sa i përket Kadastrës së Vlorës, së shpejti do të dëgjoni sërish lajme”, theksoi Lame.