Arrestohet një person në Francë, shiste maska, alkool dhe doreza të skaduara...

Arrestohet një person në Francë, shiste maska, alkool dhe doreza të skaduara në internet

355
0

Një person ka rënë në pranga në Francë pasi akuzohet se ka shitur maska dhe xhel të skaduar që përdoren kundër koronavirusit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, personi ende i paidentifikuar nga policia shiste materialet mbrojtëse kundër COVID-19 në internet.

Në fund të operacionit u zbuluan 9400 maska, 3300 doreza, 4500 fasho, dhe rreth 100 shishe, të cilat ishin të gjitha të skaduara dhe shiteshin në faqen Le Bon Coin.

Këto produkte industriale, të skaduara dhe të destinuara për shkatërrim, po shiteshin privatisht nga një prej punonjësit të kësaj kompanie. Mediat në Francë bëjnë me dije se mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet nga Policët dhe në fund në pranga ra një 59-vjeçar.

Një ditë më parë maskat e skaduara u bënë temë për disa replika mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Debati erdhi pas një denoncimi nga PD, pasi sipas saj qeveria u ka shpërndarë mjekëve maska të skaduara që në vitin 2011. Ndërkohë që Kryeministri tha se maskat dhe pse kanë skaduar janë të sigurta dhe provoi një prej tyre.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar.

Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus.