Arrestohet Kika i Big Brother, 30 denoncime për ngacmim seksual ndaj meshkujve

Arrestohet Kika i Big Brother, 30 denoncime për ngacmim seksual ndaj meshkujve

406
0

Kreshnik Husaj njihet nga publiku si Kika i “Big Brother Albania”. Prej pak kohësh ai drejtonte edhe programin “The one show nga Kika” në televizionin Channel One.

Sipas “Insajder” Kreshnik Husaj ka dy javë që është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi plot 30 denoncime janë bërë kundrejt tij nga bashkëpunëtorët e emisionit dhe nga viktimat e mashtruara. Mesa duket emisionin e përdorte për mashtrime dhe favore seksuale.

Ishte Zaida Çobo, ish banore e Big Brother, dhe bashkëpunëtore e tij në emision që denoncoi Kikën. Në një deklaratë për  “Insajder”, ajo i konfirmon të gjitha denoncimet që janë bërë drejt këtij të fundit.

“Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, ka thënë Çobo.

Denoncimi tjetër ka qenë nga një grup djemsh të cilët kanë deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika, por sipas tyre u janë kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë.

Për këtë çështje janë marrë në pyetje edhe drejtuesit e televizionit “Channel One”. Ata kanë shpjeguar se Kikës i kanë shitur vetëm kohën televizive në shumën prej 5 mijë eurosh në muaj, duke paraqitur kontratën e nënshkruar mes palëve dhe faturën që provon pagesën e shumës. Ata kanë mohuar të kenë dijeni për veprimtarinë e prezantuesit pasi emisionin ai e çonte të gatshëm në televizion.

Pasi janë vlerësuar të gjitha denoncimet, provat dhe faktet që lidhen me të akuzuarin, me urdhër të prokurorisë, Kreshnik Husaj është arrestuar. Masa e sigurisë është konsideruar e vlefshme dhe nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë.