Arrestohet babai “monstër” që abuzoi me të bijën

Arrestohet babai “monstër” që abuzoi me të bijën

843
0

Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të rastit ku një person kishte abuzuar me vajzën e tij, ka ardhur dhe arrestimi i tij. Sipas burimeve të policisë 48 vjecari me inicialet Sh.I është arrestuar nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Kurbin. Mbi të tashmë rëndon vepra penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

18 vjecarja denoncoi dhunën seksuale sistematike nga i ati për rreth tri vite. Ajo kishte denoncuar edhe më parë por kishte tërhequr kallëzimin e vënë nën presionin e prindërve. Deri përpara se ajo të bëntë publike historinë e saj familja e kishte detyruar të mos fliste për të