Arrestimi i Redjan Rrajës, flet deputeti socialist: Duhet të japë llogari para...

Arrestimi i Redjan Rrajës, flet deputeti socialist: Duhet të japë llogari para ligjit

426
0

 

 

Flet deputeti Rrahman Rrajaj për arrestimin e kushëririt të tij Redjan Rrajës, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

“Nuk jam në dijeni të përfshirjes së Redjanit në antetat. Redjani është më larg se kushëri i tretë për mua. Gjyshi i Redjanit dhe babai im janë vëllezër për babë me nëna të ndryshme. Unë nuk përkrah askënd. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit. Lajmin e mora vesh nga mediat, sepse vetë isha në një takim pune”, tha deputeti Rraja për Abc News.