Armina dhe Shkëlzeni drejt altarit: Shumë shpejt do shpallim datën

Armina dhe Shkëlzeni drejt altarit: Shumë shpejt do shpallim datën

413
0

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një prej çifteve më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Ata kanë vite që jetojnë bashkë e pyetja që më së shumti u bëhet është se kur do të martohen. Në një intervistë për “Chic Plus”Armina ka zbuluar se në fakt dasma nuk është edhe aq larg. “Nuk është se do presim shumë, e kemi bërë një plan thjesht po presim momentin që të ndjehemi të dy të qetë për ta bërë këtë, nuk duhet të jemi të nxituar.”,- është shprehur blogerja e njohur duke na zbuluar kështu se shumë shpejt prej tyre do të kemi një datë.