Arjan Konomi zgjedh Bora Zemanin, ironizon Ori Nebiaj: Shihni ndonjë dokumentar…

Arjan Konomi zgjedh Bora Zemanin, ironizon Ori Nebiaj: Shihni ndonjë dokumentar…

268
0

Raportii mes dy moderatoreve të “Për’puthen”, Ori Nebiaj dhe Bora Zemani, është i shumëpërfolu. Bora tashmë  moderon një format ndryshe nga “Për’puthen”, atë të kërcimit “Dancing With the Stars.”

 

Pak orë më parë, u rikthyen përsëri në vëmendje dy moderatoret, emrat e të cilave u përmendën gjatë emisionit “Më Lër të Flas”, ku të ftuar ishin Olsa Muhameti dhe Arjan Konomi.

 

Konkretisht, autores dhe opinionistit të “Për’puthen” iu kërkua të zgjidhnin me Bora Zemanit dhe Ori Nebiajt si prezantuesen e preferuar të “Për’puthen.”

 

Arjani nuk hezitoi të thotë emrin e Bora Zemanit, ndërsa Olsa Muhameti nuk dha një emër konkret, por la të kuptohet emrin e moderatores së “Dancing With the Stars.”

 

Por si reagoi Ori pas këtyre deklaratave? Duket se ajo e ka injoruar krejtësisht intervistën e transmetuar mbrëmjen e djeshme.

 

Ajo ka publikuar disa story në profilin e saj në Instagram, ku ndan me ndjekësit e saj një dokumentar që po ndiqte, të cilin ua sugjeron të gjithëve.