“Arilena s’është faji yt, do të vazhdoj të këndoj sa të kem...

“Arilena s’është faji yt, do të vazhdoj të këndoj sa të kem frymë” më në fund reagon Elvana Gjata

351
0

 

 

“Shaj” apo “Me tana”? Arilena Ara apo Elvana Gjata? Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 24 orë nga shpallja e fitueses që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, duket se polemikat rreth asaj që ndodhi në “Festivalin e Këngës” në RTSH nuk do të ndalojnë me kaq. Madje nuk do ta ekzagjeronim aspak nëse themi që ky edicion ishte ndoshta edhe një ndër më të ndjekurit të këtyre viteve të fundit.

 

Përzgjedhja e fituesit iu besua një jurie speciale e cila në fillim u mendua se do të ishte e përbërë nga ekspertë të huaj, por ja që në momentin e fundit iu bashkuan edhe poetja Rita Petro dhe etnomuzikologia Mikaela Minga, e cila vlerësoi Elvanën me 2 pikë, duke i mohuar kështu vendin e parë që në media aludohej prej kohësh. Gjatë gjithë ditës, Gjata ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim, megjithatë pak orë më parë i tha edhe ajo dy fjalë për festivalin.

“Refuzoj të flas në keto raste, por më duhet ta bëj.

Arilena, nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses ! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!

I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!

Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!

Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi!

Flm jurise europiane per vleresimin maximal U gezova shume!

Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA

Gezojeni jeten ME TANA”, përfundon Elvana.