Arilena Ara zbulon se në çfarë gjuhe do ta këndojë ‘Shaj’ në...

Arilena Ara zbulon se në çfarë gjuhe do ta këndojë ‘Shaj’ në Eurovizion

495
0

 

Mbrëmjen e djeshme Arilena Ara është shpallur fituesja e ‘Festivalit të Këngës’ në RTSH.

 

Ajo e ngriti të gjithë publikun në këmbë me performancën rrënqethëse të këngës ‘Shaj’.

 

Mirëpo, pas përfundimit të garës, Arilena ka zbuluar se ‘Shaj’ fillimisht është krijuar në gjuhën angleze.

 

Ara është shprehur se përshtatja në shqip ka qenë shumë e vështirë dhe versioni anglisht përcjell edhe më shumë emocion.

 

Pra, në Eurovizion Arilena do të përfaqësohet me versionin fillestar, atë të gjuhës angleze.