Ardit Gjebrea “Dikur zgërdhinit dhëmbët me batutat e Violeta Manushit, por dje...

Ardit Gjebrea “Dikur zgërdhinit dhëmbët me batutat e Violeta Manushit, por dje nuk e mbrojtët Teatrin”

595
0

Të shumtë kanë qenë artistët dhe figurat e njohura publike që kanë reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar, godinës simbol të jetës kulturore kryeqytetase, që u shkatërrua ditën e djeshme. Mes tyre përmendim edhe atë të kantautorit dhe mdoeratorit të njohur Ardit Gjebrea, i cili gjatë fjalës së tij në hapje të emisionit të  “E Diela Shqiptare” tha se sot ishte vonë për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit, pasi sipas tij  aktorët janë lënë në harresë për vite me radhë.

 

“Sot dita nisi papritmas me një ngjarje kulturore, që do thoja është edhe politike. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb, por shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë. Për atë komunitet që ka fituar duartrokitjen, nderim, respekt, por që pas viteve të demokracisë nuk pati kujdesin e një strategjie që të ecte paralel me zhvillimin e biznesit, të ekonomisë dhe të lulëzonte siç artistët vërtetë meritojnë.

 

Harresa ose lënia pas dore sot solli mëngjesin e sotëm… Është shumë vonë, nuk e mbrojtët dot godinën sepse nuk keni mbrojtur artistët që e kanë mbajtur këtë godinë prej kohësh. Dikur zgërdhinit dhëmbët kur Kryeministri i sotëm bënte batuta për Violeta Manushin, që ishte njësoj sikur të shpotitje një brez që i ka dhënë vlerë mureve që u shembën sot. Kush ka më shumë rëndësi? Muret apo njerëzit? Kush i jep vlerë institucionit? E nëse nuk je kujdesur për ta, e nëse nuk ulërin dhe të vritesh për artistët, është shumë pak sot të mbrosh pasojën e veprën që mban emrin artist teatri. Duhet që politikanët të ndërtojnë një politikë të caktuar për teatrin, të gjithë bashkë, që do të thotë për artistët e teatrit. Duhet që ne të mbushim sallat që ata të marrin frutin e djersës së tyre.”– u shpreh ai.