Arbër Hajdari i jep fund beqarisë, publikohen fotot e para nga dasma...

Arbër Hajdari i jep fund beqarisë, publikohen fotot e para nga dasma në Kosovë

294
0

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, i jep fund beqarisë sot! Ai do të kurorëzojë me dasmë dashurinë e tij disa vjeçare me Vlera Devollin, partneren e tij simpatike.

Mësohet se Arbër Hajdari ka vendosur ta mbajë dasmën e tij jashtë Tiranës, në qytetin e Elbasanit, e që pritet të nisë në ora 19:00. Në dasmën e çiftit mësohet se do të këndojnë artistët shqiptarë si Anxhela Peristeri, Gena, Klajdi Harunin dhe Brunon dhe Valbona Mema.

Sakaq, mbrëmjen e kaluar është zhvilluar edhe dasma e parë, e quajtur ndryshe edhe si ‘dasma e nuses’, në qytetin e Pejës, duke qenë se edhe Vlera është me origjinë nga Kosova.

Vetë Arbri publikoi mbrëmjen e kaluar një foto i veshur si dhëndër, ndërsa ditën e sotme janë publikuar disa foto të tjera, kësaj radhe të nuses.

Make-up artisja e njohur, Ujvara Hajdari ka postuar në Instagram disa foto të Vlerës, një nuse tepër e thjeshtë, por shumë fine dhe simpatike.