Arbër Hajdari është penduar vetëm për diçka që mori pjesë si opinionist...

Arbër Hajdari është penduar vetëm për diçka që mori pjesë si opinionist në BBV

253
0

 

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku kanë qenë padyshim shumë të komentuar këtë edicion. Qoftë për mirë, ashtu edhe për keq pasi kur kemi të bëjmë me një reality-show ku tifozeritë janë në kulm nuk mund të pëlqehesh nga të gjithë.

Të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro dy opinionistët kanë folur gjerë e gjatë për eksperiencën e tyre. Arbri tregoi se çfarë ndjesish ka përjetuar nga kjo eksperiencë, duke nisur që nga fillimi e deri tani.

Në fakt ditët e para, te tre Prime-t e para ishin pak të vështira se kam qenë duke pritur që brenda në shtëpi të prodhoheshin situata të ndryshme dhe më pas të jepja mendim, por më pas situata ndryshoi dhe tani pas një farë kohe, ndihem mirë dhe mendoj që do ja ndjej mungesën. Pjesa më e madhe e situatave kanë qenë të natyrshme. Kur ka patur diskutime të veshtira që nuk i shmangesh dot ‘Big Brother’, ajo që ka më shumë rëndësi për mua është që mos ti hyj askujt në hak, ti japi dikujt atë që meriton edhe pse mund të merzis dikë tjetër.

Padyshim që në një reality- show kaq të ndjekur nuk mund të mungojnë dhe komentet negative dhe ndonjëher dhe ofenduese. Megjithatë, Arbëri tregoi se nuk ka patur shumë komente negative përveçse një herë kur u përballë me një sulm të organizuar profilesh fallco.

Unë kam parë që ka profile në rrjete sociale që më shkruajnë që një javë kanë një qëndrim, një javë një qëndrim tjetër. Kur jep mendim duhet të marrësh pak kohë. Nuk kam patur komente, mesazhe negative pjesën më të madhe të kohës. Përveçse një herë që ishte një sulm i organizuar profilesh që kërcënonin me fjalë nga më të ndyrat. Kur shohin që njerëzit kanë sukses duan të hedhin baltë.

Impakti i ‘Big Brother VIP’ ka qenë mjaft i madh. Si e priti këtë opinionisti dhe si ndikoi kjo në ‘Fundjava Ndryshe’?

Është kthyer në një epidemi, në çdo vend qoftë dhe zyrtarë kanë qenë të përfshirë për të pyetur për programin. Nuk e kam pritur këtë lloj audience. I mora kohë dhe fundjavës për të qenë pjesë e ‘Big Brother’. Për ‘Fundjavën’ ishte meraku im më i madh. Asnjë njeri nuk mund të thotë që përfaqësoj drejtësinë, por duhet të përpiqemi të jemi të drejtë. Ka patur impakt te ‘Fundjava’ për mirë.

I pyetur rreth banorit të preferuar dhe nëse ka dhënë ndonjë opinion për të cilin është penduar, ai tha:

Unë e kam mësuar veten gjatë gjithë kësaj kohe të kem rezervat e mia për të gjithë banorët. Jam munduar që të analizoj ftohtë. Nuk kam një të preferuar, madje kur po lexoja ca komente një pjesë thonte ti mbështet këtë, një tjetër ti mbështet atë. Po jam penduar për diçka, po do ta them te Prime i fundit.

Si janë planet e Arbrit për të ardhmen, do të vazhdojë me projekte që lidhen me televizionin?

Jo, ‘BBV’ ishte një eksperiencë që mendoja se duhet ta përjetoja. I lutem opinionistëve të tjerë të mos mërziten se nuk do i marr vendin.