Arbër Çepani marrëzisht i dashuruar! Kush është biznesmenia që i ka rrémbyer...

Arbër Çepani marrëzisht i dashuruar! Kush është biznesmenia që i ka rrémbyer zemrën ish-banorit të BB?

382
0

I njohur jo vetëm si një ndër ish-banorët e spikatur të Big Brother, por edhe si një moderator, tashmë i disa emisioneve, Arbër Çepani ka pranaur se është i dashuruar dhe vajza që i ka rrëmbyer zemrën është një sipërmarrëse e suksesshme në biznes.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ish-banori i Big Brother ka pohuar se e ka gjetur dashurinë e jetës së tij.

Ndërsa moderatorja e ka pyetur: “Çfarë po ndodh me jetën tënde Arbër, po them nga ajo e vërteta nga ajo që të vlon gjaku ?”, moderatori nuk ka nguruar të tregojë të vërtetën, por duke preferuar të mos përmendë emër, pasi vajza nuk është një figurë e njohur publike.

 

“Besoj e kam dhe atë lloj dashurie. Ajo është në botën e biznesit, është sipërrmarrëse, doja dikë në botën e biznesit sepse në fund të ditës dhe kuptojmë shumë më njeri-tjetrin”,– është shprehur Arbër Çepani.