Antonela bëhet pjesë e “Top Channel”/ Ja në cilin emision do t’a...

Antonela bëhet pjesë e “Top Channel”/ Ja në cilin emision do t’a shohim së shpejti

360
0

Pas përfundmit të programit “Për’puthen”, Antonelën do ta shohim përsëri në ekranin e “Top Channel” pasi ajo do të jetë pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”. Ky lajm është bërë i ditur nga faqja zyrtare e televizionit ku ish-konkurrentja e formatit të dashurisë shfaqet në video me Edi Manushin, Alesia Bamin, Redi Jupin dhe Lorenco Jeminin.

“Top Arena” do të rikthehet në ekranin e Top Channel me datë 11 Qershor. Emisioni do të na shoqërojë çdo natë në orën 22:00.

Kujtojmë se në ditën e fundit të saj në “Për’puthen” ajo u shfaq shumë e prekur, teksa takimi i fundit që u transmetua ishte ai me Gelianin. Ata të dy lanë të kuptohet se mes tyre nuk mund të ketë diçka më shumë se miqësi dhe kështu Antonela u largua e vetme nga emisioni.

Ndërkohë nga fillimi deri në fund të programit, Antonela u shfaq e përlotur dhe nuk mundi t’i përmbante emocionet kur u transmetuan momentet e saj më të bukura në “Për’puthen”. Ndërsa kur u pyet nga Bora se cilit prej djemve do të donte t’i jepte një shans të dytë për t’i bërë gjërat ndryshe, ajo u vu në siklet. Antonela nuk preferoi të jepte një emër, por la të kuptohej se bëhet fjalë për Mevlanin. Më pas ajo pranoi hapur mes lotësh se Mevlani është pengu i saj në emision.