Antëtarët e KQZ merren në mbrojtje, Vasili: Ligji, i vetmi kërcënim

Antëtarët e KQZ merren në mbrojtje, Vasili: Ligji, i vetmi kërcënim

379
0

Petrit Vasili, ish kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar përmes një postimi në profilin zyrtar lidhur me kërkesën e anëtareve të KQZ për t’u marrë në mbrojtje. Vasili i konsideron anëtarët e maxhorancës në KQZ, si puçistë që kanë shkelur Kushtetutën  dhe ligjin duke refuzuar dekretin e Presidentit.

  • “Ai i mbrojnë dot bodyguardet anëtarët e rilindjes në KQZ nga përgjegjësia para ligjit? Anëtarët e rilindjes në KQZ kanë tani nga pas bodyguarde, që jua ka vënë qeveria.  Këta anëtarë janë thjesht puçistë, që kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin duke refuzuar dekretin e Presidentit”, -shkruan Vasili teksa thekson se kërcënimi u vjen nga ligji.
  • Kërcënimi i vetëm këtyre anëtarëve të KQZ, ju vjen nga ligji, të cilin e kanë shkelur dhe dhunuar në emër të Rilindjes dhe me urdhër të saj. A i mbrojnë dot bodyguardët këta anëtarë të KQZ nga përgjegjësia shumë e rëndë e shkeljes së ligjit? A vlejnë pistoletat dhe muskujt e bodyguardeve për t’i mbrojtur këta anëtarë të KQZ nga dita shumë e afërt e gjykimit për dhunimin, që ata i bënë ligjit. E kanë kot fare këta të KQZ që bëhen gazi i botës me bodyguardë nga prapa. Gjithçka kanë bërë e bëjnë në mënyrë skandaloze, duke shkelur ligjin për hesap të rilindjes dhe kundër popullit është mbajtur shënim dhe përgjegjësia e secilit përpara ligjit është e do të jetë individuale dhe e pashmagshme”, – përfundon Petrit Vasili komentin e tij.