Angelina Jolie dhuron 1 milion dollarë në luftën kundra Covid, por jo...

Angelina Jolie dhuron 1 milion dollarë në luftën kundra Covid, por jo për spitalet

336
0

Ashtu si shumë yjet të modës, shoëbizit dhe kinematografisë, edhe ylli i Hollivudit, Angelina Jolie ka dhuruar 1 milion dollarë në luftën kundra virusit korona të ri, por jo për pajisje mjekësore dhe studime në fushën e Covid. Ajo ka vendosur t’i dhurojë paratë e saj për fëmijët që vijnë nga familjet e varfra dhe vuajnë nga uria, ku situata me Coronavirus e ka vështirësuar gjendjen e tyre.

 

Paratë që ajo ka vënë në dispozicion do të administrohen nga organizata “No Kid Hungry”. Nisma e saj i është shtuar emrave si Kylie Jenner, Giorgio Armani dhe Crisitiano Ronaldo të cilët gjithashtu kanë dhuruar nga një milion dollarë në ndihmë të spitaleve.