Andi Lila: Gati akordi me Kukesin

Andi Lila: Gati akordi me Kukesin

459
0

Andi Lila ishte një nga lojtarët e përfolur në këtë merkato vere, teksa fillimisht u bë me dije që mbrojtësi i Kombëtares ka një ofertë nga Tirana.

Palët biseduan dhe pritet ende një përgjigje nga futbollisti që ka kontribuar shumë për ngjyrat bardheblu. Megjithatë në garë për shërbimet e tij kanë hyrë edhe disa skuadra të tjera. Së fundmi është klubi i Kukësit që ka shfaqur interes për kavajasin.

Duke qenë se në krye të pankinës pritet të ulet Ilir Daja, tekniku kryeqytetas e ka në listën e dëshirave të tij 33-vjeçarin. Ende nuk ka asnjë zhvillim zyrtar, pasi palët janë në fazën e bisedimeve.

Nëse gjithçka do të mbyllet me sukses atëherë zyrtarzimi i Dajës në krye të nënkampionëve do të pasohej edhe nga prezantimi i Lilës. Por, duhet të presim deri në një vendim përfundimtar të futbollistit të njohur.

Shperndaje