Amnistia, deputetja Elena Xhina: Përfitojnë ata që kanë ndërtuar në mënyrë të...

Amnistia, deputetja Elena Xhina: Përfitojnë ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në tokën e tyre

917
0

Gjatë diskutimit të projektligjit “Për dhënie amnistie”, deputetët e komisionit të ligjeve kanë miratuar dhe mbështetur propozimin e deputetes Elena Xhina. Propozimi i deputetes së qarkut të Elbasanit  për përjashtimin nga kriteri ndalues për përfitimin nga amnistia, të dënuarit për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a paragrafi i parë i Kodit Penal, i cili parashikon veprën penale të ndërtimit të paligjshëm të atyre që kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe që dënohet deri në një vit burgim, u mbështet dhe nga komisoni i ligjeve dhe shkon për tu votuar në seacë plenare.

Statusi i plotë

Projektligji ” Për dhënie amnistie ” sot u miratua në Komisonin e Ligjeve mes diskutimeve të shumta dhe përpjekjeve të anëtarëve të komisionit për ta përmirësuar atë. Propozimi im për përjashtimin nga kriteri ndalues për përfitimin nga amnistia, të dënuarit për veprën penale të parashikuar nga neni 199/a paragrafi i parë i Kodit Penal, i cili parashikon veprën penale të ndërtimit të paligjshëm të atyre që kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe që dënohet deri në një vit burgim, tashmë u mbështet dhe nga komisoni i ligjeve dhe shkon për tu votuar në seacë plenare.

Gjithashtu dhe data e formës së prerë të vendimeve për të dënuarit që përfitojnë nga amnistia, me shumicën e votave të anëtarëve të komisionit u përcaktua data 31.12.2019, duke rritur kështu numrin e të dënuarve që përfitojnë nga ky projektligj.

Keqardhje që propozimi im për të përfshirë në amnisti edhe ndjekjen penale, megjithëse u mbështet nga një numër i konsiderueshëm kolegësh, nuk u miratua në Komison.

Faleminderit kolegëve që më mbështetën në amendimin tim.

Image may contain: 3 people, people sitting