Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar një “epokë shumë të errët” për Korenë e Veriut – duke nënkuptuar se Shtetet e Bashkuara mund të përgatiten për të luftuar Kim Jong-un njëherë e përgjithmonë, raporton “Daily star”. Një burimi i afërt i Presidentit Donald Trump, i cili nuk ka dashur që emri i tij të bëhet publik, ka paralajmëruar një dështim për të përballuar siç duhet kërcënimin bërthamor të paraqitur nga Koreja Veriore që, sipas tij, do të ketë pasoja të tmerrshme. Trump ka kërcënuar me “shkatërrimin total” të Koresë Veriore pas kërcënimeve të përsëritura dhe testeve të raketave bërthamore. Vetëm pak javë më parë, Kim sanksionoi testin e armës së saj më të madhe deri më sot – një bombë me hidrogjen jashtëzakonisht të fuqishme. Koreja e Veriut ka paralajmëruar gjithashtu se do të lëshojë raketa bërthamore në kontinentin e SHBA-ve, si dhe do të sulmojë aleatët si Japonia dhe Koreja e Jugut. Sot, një zyrtar amerikan i kërkoi Kinës të bëjë më shumë për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje paqësore të krizës, duke thënë: “Ne do të dëshironim që Kina të ndiqte këto angazhime.
“Ne do të dëshironim që Kina të bënte gjëra dypalëshe që mund të shkonin përtej gjërave që janë të mandatuara nga ato rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Muajin e kaluar, OKB-ja vendosi një sërë sanksionesh të reja në Korenë e Veriut, të dizajnuara për të mbytur ekonominë e vendit. Shpresohet se masat do të detyrojnë Kim të braktisë programin e tij bërthamor.