Ambasadorja Yuri Kim me pushime në Shqipëri, ndan fotot e veçanta nga...

Ambasadorja Yuri Kim me pushime në Shqipëri, ndan fotot e veçanta nga Vunoi: Shkova për një kafe, por përfundova duke pirë uzo!

358
0

Kjo periudhë e vitit që stopon çdo gjë, i dedikohet pushimeve dhe mbledhjeve të energjive për vjeshtën, që përkon dhe me rinisjen e një viti të ri, akademik, politik, administrativ. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, duket se e ka kthyer në një zakon eksplorimin e Shqipërisë.

Së fundmi ajo ka vizituar Vunoin në Himarë, ku është takuar dhe me banorët e zonës. Përmes një serie fotosh në rrjete sociale, ku shfaqet në shoqërinë e miqve të rinj, ambasadorja njofton se ka pirë uzo dhe ka ndarë një bisedë të këndshme.

Kim tregon gjithashtu se është larguar nga fshati, me premtimin se do të rikthehet shumë shpejt atje.

“Si shumë njerëz në Shqipëri dhe gjetkë në Evropë, unë jam duke marrë një pushim të shpejtë për të rifituar energji. Shkova në #Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur.

Unë e vlerësova mësimin për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedimin për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit!”, shkroi Ambasadorja krahas fotove të publikuara.