Ambasadori Soreca : Pretendimet e opozitës, po shqyrtohen!

Ambasadori Soreca : Pretendimet e opozitës, po shqyrtohen!

364
0

 “Pretendimet e opozitës, po shqyrtohen”.

Kjo është deklarata surprizë e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, në lidhje me akuzat e opozitës për lidhjet e qeverinë me krimin e organizuar, si dhe për krizën ku ndodhet vendi. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një intervistë për televizionin e madh evropian, Euronews, (versioni në spanjisht) ku përveç të tjerave krye diplomati i BE-së në Shqipëri thotë se, “megjithatë, këto akuza duhet të shoqërohen me vendime në përputhje me sundimin e ligjit, prandaj, nëse hetimet  përkthehen në vendime, sigurisht që Bashkimi Evropian do t’i marrë parasysh të gjitha këto”.

Sa i përket krizës politike, ambasadori i BE-së i bën thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve