Ambasadori austriak: Mund të jenë të sakta

Ambasadori austriak: Mund të jenë të sakta

337
0

Ambasadori i Austrisë, Johan Sattler nga Shkodra i pyetur për përgjimet e “Bild” u shpreh se mund të jenë të sakta por duhen pritur vendimet e gjykatës ndërsa shtoi se shpresa e madhe është tek reforma në drejtësi.

  • Pergjimet mund te jene te sakta dhe nese ka perberje kriminale duhet te konfirmohet. Nuk e di nese e keni ndjekur ne Austri per nje video qe tronditi Austrine dhe nese ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe ketu shpresa e madhe eshte tek drejtesia. Vettingu eshte gjithashtu duke u bere dhe duhet t’i marrim hap pas hapi dhe duhet ta nisni nga sistemi gjyqesor. Reforma ne drejtesi eshte shume e rendesisshme. Sa i perket zgjedhjeve me 30 qershor, situata mund te zhbllokohet por duhet te veprohet menjehere. Ajo qe nuk me pelqen eshte se shume politikan dhe gazetar behen violent dhe te rrezikshem dhe shpesh therrasin per katarsis te sistemit por ne menyra violente dhe keto situata mund t’ju shkurajojne dhe t’ju hedhin pas me vite por ju duhet te jeni te kujdesshem ndaj thirrjeve per dhune”, – tha ambasadori austriak