Ambasada amerikane reagon për Coronavirusin, ja ç’do të ndodhë me vizat jo-emigruese...

Ambasada amerikane reagon për Coronavirusin, ja ç’do të ndodhë me vizat jo-emigruese deri më 3 prill

354
0

 

Ambasada e SHBA i është bashkuar së fundmi udhëzimeve të qeverisë për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, ambasada bën me dije se për të kufizuar grumbullimet publike dhe për të zbatuar largësinë midis personave, ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për ”Viza Jo-Emigruese” deri më 3 prill, 2020.

 

“Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese.

 

Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020.”-thuhet në lajmërimin e bërë para disa orësh.