Alkool, banjo dielli dhe…/ Ja çfarë ndodh në karantinën më të çmendur...

Alkool, banjo dielli dhe…/ Ja çfarë ndodh në karantinën më të çmendur të koronavirusit (FOTO)

418
0

Të prekurit nga virusi i ri me origjinë nga Kina kanë arritur në mbi 80 mijë në të gjithë botën dhe një pjesë e madhe njerëzisht po qëndrojnë në karantinë për një periudhë 14 ditore, kohë kjo e nevojshme që i duhet koronavirusit për t’u shfaqur. E nëse shumë njerëz e përjetojnë në panik periudhën e karantinës me frikën se mund të jenë dhe ata mbartës të virusit vdekjeprurës, nuk mund të themi të njëjtën gjë për 720 e personat e bllokuar në resortin H10 Costa Adeje Palace në Tenerife.

 

Prej dita ditësh qendra e pushimeve në bregdeti spanjoll është “mbyllur” dhe nuk lejohet asnjë nga pushuesit të hyjë apo të dalë jashtë pasi një çift turistësh italianë dhe dy miqtë e tyre rezultuan të prekur me koronavirus, shkruan a2cnn.

 

Duke qenë se largimi është i pamundur turistët kanë gjetur mënyrën më të zakonshme për të kaluar karantinën në një resort pushimesh; të bëjnë plazh.

 

Imazhet që vijnë nga brenda resortit tregojnë që dhjetëra pushues në H10 Costa Adeje Palace kanë sfiduar frikën dhe shfaqen në ambientet e brendshme duke bërë plazh, pirë shampanjë apo provuar kuzhinën e larmishme pasi kanë mësuar se nuk do të largohen prej aty deri në ditët e para të marsit. Normalisht që disa prej tyre kanë dhe maskë mbrojtëse.

 

Ndërsa autoritetet vijojnë punën për identifikimin e të gjithë pushuesve që kanë qëndruar në resort gjatë kohës kur atje ishin të pranishëm dhe 4 turistët italianë që rezultuan pozitivë me koronavirus.