Alketa Vejsiu tregon si u njoh me bashkëshortin: Kam marrë çunin më...

Alketa Vejsiu tregon si u njoh me bashkëshortin: Kam marrë çunin më king të Vlorës

497
0

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Por sa i përket jetës së saj private Alketa mundohet që ta mbajë gjithnjë të mbyllur hermetikisht.

 

Ndërsa si rrallë ndonjëherë ajo ka folur për bashkëshortin e saj.

 

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj, moderatorja rrëfeu se si u njoh me të shoqin, të cilin e ka konsideruar si një nga djemtë më të bukur të Vlorës.

 

Pjesë nga biseda:

 

Rudina: Cili ka qenë kriteri që ke zgjedhur njeriun e jetës?

 

Alketa: Sytë e tij. Aty filloi gjithcka se i ka sytë blu dhe jam shumë e lumtur që ia ka trashëguar dhe djali. Them që kam marrë një nga cunat më king të Vlorës. Është një lidhje që ka kompatibilitet, mirëkuptim, repsekt. Mbi dashurinë është respekti. Për mua është respekti pastaj dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe s’ka respekt, atëherë është e destinuar të shpërbëhet. Këto funksionojnë të gjitha dhe na japin mundësi që ti japim fëmijëve një model të mirë.

 

Rudina: Sa mirënjohëse i je bashkëshortit për arritjet profesionale?

 

Alketa: Është gjithcka. Për mua dashuria në jetë është ekuilibër i madh. Edhe lëkura në mëngjes shkëlqen ndryshe kur ti fle dhe zgjohesh i lumtur, kështu që me këtë fjali i kam thënë të gjitha.

 

Rudina: Është mbështetës?

 

Alketa: Shumë. Për çdo gjë. Ai mendon absolutisht që je një nënë më e realizuar dhe një partnere më e lumtur kur përmbush ashtu sic duhet interesat dhe pasionet e tua në jetë. Të dy jemi një skuadër e mirë.