Akuzat ndaj SPAK, përgjigjet Altin Dumani: Retorika politike apo presioni mediatik nuk...

Akuzat ndaj SPAK, përgjigjet Altin Dumani: Retorika politike apo presioni mediatik nuk ndikojnë tek unë, jam imun!

107
0

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj SPAK. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisë”, Dumani tha retorika politike apo presioni mediatik, nuk ndikojnë aspak.

Mes të tjerash, Dumani deklaroi se shumica e çështjeve të SPAK kërkojnë afat të gjatë, pasi ka shtyrje të seancave dhe zvarritje të hetimit.

Kreu i SPAK shtoi se çështjet me natyrë korruptive dhe shkelje e barazisë në tendera, apo edhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë kohë shumë të gjatë.

Dumani: Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurëve të SPAK. Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqëtëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale.