Akuzat e PD-së, reagon Mark Babani: E vërteta e emrit, as 24...

Akuzat e PD-së, reagon Mark Babani: E vërteta e emrit, as 24 orë burg nuk…

418
0

Pas akuzave të PD kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani, në një lidhje telefonike me “Ora news”, nga ku ka shpjeguar se nuk ka në asnjë vend të Evropës asnjë gjobë, jo më dënime.

DEKLARATA

Jam larguar nga Italia në 1995 ku kam ardhur me fabrikën që unë punoja kemi bërë një investim në Shëngjin të Lezhës.

Sipas PD ju jeni arrestuar në vitet 94-99 në Itali?

Kjo pjesë ska lidhje me mua dhe me jetën time. Më vjen turp që dëgjoj këto fjalë, por kam kluftuar gjithë jetën me kenë një shqiptar model dhe kështu kam rezultuar. Gjithë jetën unë, baba im dhe gjyshi im si ka bërë kush 24 orë burg në asnjë qeveri që ka qenë këtu.

Po me emrat keni pasur probleme?

Kam pasur absolutisht vetëm emrin Mark, do më vinte turp të ndryshoja emër për një arsye apo për një tjetër.

Unë kam shkelur në Itali në vitin 1994 deri në vitin 2003, me emrin Mark Babani, e lidh këtë me vitet e punës që kam pasur atje dhe me kodin fiskal që kam pasur.
Në vitin 2003 kam shkuar dorëzuar soxhornon dhe kam marrë vizën si biznesmen. Për shkak të biznesit e kaloj pjesën më të madhe të kohës në Evropë. Nëse arrijnë me gjet një gjobë 100 euroshe në një nga vendet e Evropës do i kem borxhin më të madh. Kemi 100 vjet histori që jetojmë për nder e lavdi e ska mundsi që një intrigant e i poshtër të vijë të njollosë emrin dhe mbiemrin e Mark Babanit, është turpi më i madh i atyre jo i imi, do i denoncoj për shpifje, jam i gatshëm që në këto momente ti vihem në dispozicion prokurorisë, gjykatës së Krimeve të Rënda që ta cojmë në fund këtë histori. Jam hero i Ballkani se kam prure nje pune te re ne Ballkan.