Aktori zbulon sikletin e kryeministrit Rama për filmin e Ermal Mamaqit: Më...

Aktori zbulon sikletin e kryeministrit Rama për filmin e Ermal Mamaqit: Më tha se kishte ngelur tri netë pa gjumë për…

503
0

Kryeministri Edi Rama mesa duket e kishte marrë me siklet pjesëmarrjen e tij në filmin e Ermal Mamaqit. Një prej aktorëve të tij, Bruno Shllaku, zbuloi çfarë i kishte thënë Rama për rolin e tij në “I Love Tropoja”.

 

“Është një figurë që do të kishte dashur gjithësecili prej aktorëve profesionistë ta kishte patur atë rol. Më bëri përshtypje se më tha: Bruno kam ndenjur 2- 3 netë pa gjumë, pse i hyra kësaj pune se më kanë përmbytur emocionet si do të jem unë, përballë aktorëve të mëdhenj shqiptarë“.

 

Gjithashtu, aktori zbulon edhe këshillën që i dha Kryeministrit për rolin e tij në “I Love Tropoja”.

 

“Ajo potenca jote që e ke edhe në ditët e punës tënde, ajo potencë, se vërtet duhet një potencë aktoriale. Duhet një potencë aktoriale sepse shuan sherrin midis tropojanëve dhe tiranasve, edhe Edi Rama e shuajti në mënyrën më perfekte të mundshme”, tha ai per emisionin “Jo Vetëm Modë”.