Aktori i famshëm turk ankohet publikisht për bashkëshorten shqiptare: E tepron me…...

Aktori i famshëm turk ankohet publikisht për bashkëshorten shqiptare: E tepron me… (FOTO)

684
0

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, i cili është bërë i njohur në vendin tonë falë roleve të ndryshme në serialet turke dhe martesës me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në “Instagram”.

Tolga dhe Almeda janë padyshim një nga çiftet më të pëlqyer të publikut, por edhe ndër më të komentuarit në media.

Së fundmi përmes përgjigjeve që u ka dhënë fansave, Tolgahan ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e tyre.

“Çfarë zakoni të Almedës nuk e pëlqen?”, ishte pyetja e fansit të cilit Tolga iu përgjigj duke treguar se bashkëshortja e tepron me pastërtinë.

“Aman mos ta dëgjojë! Por është shumë e rreptë, detajiste dhe e çmendur pas pastërtisë. Pastërtia është gjë e mirë, por në shtëpinë tonë është me tepri”, u përgjigj aktori.