Aktori i famshëm tregon si e fitoi betejën me Covid: Nuk mora...

Aktori i famshëm tregon si e fitoi betejën me Covid: Nuk mora asnjë ilaç

295
0

Michael Rooker ka treguar betejën e tij “epike” me koronavirusin. Aktori i “The Guardians of the Galaxy” zbuloi se Covid-19 u tregua i ashpër me të dhe shtoi se njeriu “nuk ka çfarë bën për ta luftuar”.

65-vjeçari shkroi në rrjetet sociale: “Kam luftuar me Covid-19 dhe po ju them se ka qenë një betejë e fortë. Nga kjo betejë epike që kalova, kam mësuar se nuk ke çfarë bën nga jashtë nëse virusi të është futur në trup. Ky është mendimi im personal”.

“Unë vendosa të mos marr asnjë ilaç, asnjë vitaminë dhe asnjë suplement. Mendova se nëse sistemi im imunitar nuk është i përgatitur për betejën me koronavirusin, të mbushesha me ilaçe do të më dëmtonte veshkat dhe mëlçinë”, shtoi aktori.

Në testimin e fundit, Michael Rooker ka rezultuar negativ, duke kaluar kështu me sukses koronavirusin.