Aksident në Itali, emigrantja shqiptare në gjendje të rëndë

Aksident në Itali, emigrantja shqiptare në gjendje të rëndë

519
0

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kryqëzimin e rrugëve Calatafimi dhe Porta Adige, në Itali.

 

Një makinë tip ‘Renault Clio’, e drejtuar nga një 56-vjeçar italian, përplasi një biçikletë me të cilën udhëtonte një 28-vjeçare shqiptare me banim në Ravigo.

 

Për pasojë emigrantja shqiptare mbeti e plagosur rëndë, duke u dërguar me urgjencë në spital, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 07.15 të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

 

 

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, teksa hetimet për ngjarjen janë në vijim.