Aksident në ish-Bllok/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferja me urgjencë...

Aksident në ish-Bllok/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferja me urgjencë drejt spitalit

369
0

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

 

Mësohet se një makinë ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.

 

Sakaq, bëhet me dije se mjeti drejtohej nga një femër.

 

Kjo e fundit ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për t’i zbardhur ato.